Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Futboll Vendi

Ron Raçi zëvendëson Florent Hadërgjonajn e lënduar – Zhegrova lirohet 

Ron Raçi është thirrur nga përzgjedhësi Franco Foda për të zëvendësuar mbrojtësin Florent Hadërgjonaj, i cili është detyruar të mungojë për shkak të një lëndimi.

Lajmi u bë i ditur sot gjatë konferencës për shtyp, në kuadër të grumbullimit të Kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala, konfirmoi zëvendësimin, si dhe dha sqarime të tjera rreth gjendjes së skuadrës.

Ndërkohë, u konfirmua edhe lirimi i Edon Zhegrovës nga ky grumbullim, për shkak të angazhimeve të tij me kalimin nga Lille te Juventusi.

Skuadrës tashmë i janë bashkuar edhe Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxhaj, të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit Foda për përballjet e rëndësishme që pasojnë.