Kalo te përmbajtja
Sunday, 14 June 2026
Futboll Internacional

Ronaldo: Messi nuk është më i mirë se unë. Nuk dua të jem modest!

Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë pretendimet se është pas Lionel Messit në debatin për futbollistin më të madh të të gjitha kohërave (GOAT).

Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, sulmuesi portugez deklaroi: “Messi është më i mirë se unë? Nuk jam dakord. Nuk dua të jem modest.”

Ky është një tjetër rast ku Ronaldo e shpall veten më të mirë se rivali i tij i përjetshëm.

Sa i përket numrit të golave, nuk ka dyshim se Ronaldo është golashënuesi më i madh në histori. Por kur bëhet fjalë për trofetë e fituar, Messi e kalon atë.

Në fund, janë tifozët ata që vendosin se kë preferojnë mes dy legjendave.