
Rron Rogova ishte një nga protagonistët kryesorë në derbin mes Vëllaznimit dhe Trepçës, ku skuadra gjakovare triumfoi me rezultat 2-1. Rogova shënoi golin e tij të parë për këtë edicion dhe kontribuoi gjithashtu përkundër edhe një asistimi në këtë fillim sezoni.
Pas ndeshjes, ai dha një prononcim për Kërlaçki, duke theksuar rëndësinë e fitores:
“E dinim që do të ishte një derbi i vështirë, me shumë raste nga të dyja skuadrat. Edhe pse ata patën disa goditje në shtyllë dhe ne humbëm një penallti, treguam karakter dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen deri në fund. Jam shumë i lumtur për fitoren, por kemi ende shumë punë përpara. Ekipi po ecën mirë këtë edicion dhe besoj që me përkushtim do t’i arrijmë objektivat që kemi.”
Në javën e gjashtë Vëllaznimin udhëton në kryeqendër ku do të takohet me Ramiz Sadikun e pamposhtur.