Zum Inhalt springen
drita formacioni 1

Rrugëtimi i Dritës në Evropë këtë verë

Von
2 Min. Lesezeit

Sezoni evropian i Dritës nisi me shumë shpresë dhe me një mision të qartë: të shkojë sa më larg dhe të tentojë për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të garave evropiane.

Rruga nuk ka qenë e lehtë, por klubi gjilanas ka treguar forcë dhe karakter, duke kaluar disa sfida të mëdha për të mbërritur deri në play-offin e Ligës së Konferencës.

Rruga nga Championsi

Drita nisi aventurën në rrethin e parë kualifikues të Champions League, aty ku u përball me Differdangen nga Luksemburgu. Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, bardhekaltrit shënuan një fitore minimale por të rëndësishme, 1:0.

Në ndeshjen e kthimit, në Luksemburg, skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi karakter dhe triumfoi sërish, këtë herë 3:2, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Kjo fitore i dha fund edhe një serie të rezultateve negative, pasi para duelit me Differdangen, Drita kishte pesë humbje radhazi, përfshirë edhe disfatën nga Ferizaj në Superligën e Kosovës.

Drita
Arb Manaj: Drita – Differdange 1-0

Sfida me gjigantin danez

Në rrethin e dytë të Championsit, shorti nuk ishte aspak i favorshëm: përballë doli Copenhageni, skuadra më e suksesshme e futbollit danez.

Edhe pse Drita u mundua të rezistonte, diferenca e kualitetit ishte e qartë. Copenhageni fitoi me rezultat të përgjithshëm 3:0, duke e mbyllur aventurën e gjilanasve në Ligën e Kampionëve.

FCK-Drita pamje
FCK-Drita pamje

Kalimi në Ligën e Evropës

Pas eliminimit, Drita u bart në rrethin e tretë kualifikues të Europa League, ku kundërshtar ishte FCSB-ja, kampioni i Rumanisë.

Ndeshja e parë në Bukuresht ishte dramatike: Drita befasoi me epërsinë 2:0, por në fund rumunët e përmbysën dhe fituan 3:2. Në takimin e kthimit në Prishtinë, FCSB u tregua më i fortë dhe fitoi 3:1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 6:3.

FCSB- Drita
FCSB- Drita

Shansi i artë në Ligën e Konferencës

Edhe pse u eliminua nga Europa League, Drita mori edhe një shans tjetër. U transferua në play-offin e Ligës së Konferencës, aty ku e pret dueli i madh që do të vendosë gjithçka: a do të arrijë klubi gjilanas të shkruajë historinë duke hyrë për herë të parë në fazën e grupeve?

Ky rrugëtim tregon se, pavarësisht pengesave, Drita ka arritur të përfaqësojë denjësisht futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare. Kualifikimi në fazën e grupeve do të ishte arritja më e madhe në historinë e klubit dhe një hap gjigant për futbollin e Kosovës.

Teilen: Facebook X