Zum Inhalt springen
Varazhdin - Santa Clara

Santa Clara ankohet në penalltinë e Varazhdinit, fituesi i kësaj ndeshje takohet me Prishtina – Larne

Von
2 Min. Lesezeit

Varazhdini festoi një fitore historike 2:1 kundër Santa Claras në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Konferencës së Ligës, duke bërë hapin e parë drejt Evropës për herë të parë në histori të klubit.

Në minutën e 10-të, Ivan Mamut realizoi nga penalltia për vendasit, pas një kontakti të diskutuar në zonë që sipas portugezëve u konsiderua si gabim nga gjyqtarët. Media portugeze A Bola raportoi se pa teknologjinë VAR, gjyqtari Luca Cibelli gaboi duke akorduar penalltinë për një ndërhyrje që nuk duket në pamjet televizive.

“Mamut e shfrytëzoi mëshirën e gjyqtarit. Nëse do të kishte VAR, vendimi do të anullohej,” thuhet në analizën e medias portugeze.

Në pjesën e dytë, Marko Dabro realizoi golin e fitores me një goditje të lirë që devijoi në Adrian Firmino dhe surprizoi portierin e Santa Claras.

Varazhdin - Santa Clara 2-1
Varazhdin – Santa Clara 2-1

Reagimet nga Portugalia

Media portugeze kritikoi fuqishëm gjyqtarin dhe thekson se Santa Clara u dëmtua nga një vendim i diskutueshëm, që sipas tyre nuk do të përfundonte në gol nëse do të kishin VAR në dispozicion.

T’ju kujtojmë, fituesi i këtij takimi përballet në raundin e tretë me fituesin e ndeshjes tjetër, Prishtina – Larne, ndeshja kthyese e cila zhvillohet të enjten.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Santa Clarës, Vítor Matos, i cili theksoi mungesën e përqendrimit në fillim të ndeshjes.
“Nuk hymë siç duhej, 25 minutat e para nuk ishim fare në lojë. Kjo duhet të na shërbejë si mësim për kthimin. Ndeshja është ende e hapur. Në pjesën e dytë dominuam dhe krijuam shumë raste, por u ndëshkuam në momentin kur nuk pritej”.

“E dinim që përballë kishim një skuadër cilësore si Varazhdini. Nuk është e lehtë të luash këtu, sidomos përballë një publiku të tillë. Por në kthim, në shtëpi, do të kemi mbështetjen tonë”, ka mbyllur prononcimin trajneri portugez, përcjellë Kërlaçki.

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet me fituesin e çiftit Prishtina – Larne, një duel që mbetet i hapur pas barazimit 0–0 në Irlandën e Veriut. Ndeshja e kthimit në Prishtinë pritet të jetë vendimtare dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese në “Fadil Vokrri”.


Teilen: Facebook X