5. November 2026

Serie A ka 127 vjet që ekziston. Askush nuk ka bërë atë që bëri sonte Modriç

Luka Modriç
Luka Modriç

Luka Modriç debutoi si titullar për Milanin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Serie A kundër Cremoneses.

Me këtë paraqitje, Modriç në moshën 39 vjeç, 11 muaj e 14 ditë, shkroi histori në futbollin italian duke u bërë debutuesi më i vjetër ndonjëherë në Serie A.

Rekordin e mëparshëm e mbante portieri Maurizio Pugliesi, i cili debutoi për Empolin në vitin 2016 në moshën 39 vjeç e gjashtë muaj.

Kujtojmë se Modriç iu bashkua Milanit këtë verë pas 13 vitesh te Real Madridi. Me klubin madrilen ai fitoi gjithçka që mund të fitohet, përfshirë edhe Topin e Artë si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018.