Shamrock Rovers – Ballkani, gjithçka vendoset sonte në Dublin, përbërjet

Shamrock - Ballkani
Shamrock - Ballkani

Stadiumi “Tallaght” në Dublin do të jetë skena e betejës së kthimit mes Shamrock Rovers dhe Ballkanit, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja nis në ora 21:00, me kampionët e Kosovës që mbrojnë fitoren minimale 1-0 të marrë në takimin e parë në “Fadil Vokrri”. Direkt në RTK.

Ballkani i Orges Shehit kërkon të shkruajë një tjetër kapitull historik në arenën europiane. Me një gol avantazh dhe një paraqitje solide në ndeshjen e parë, therandasit synojnë të mbrojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin për në “play-off”.

Formacionet zyrtare tregojnë një përballje mes dy skuadrave të organizuara dhe me lojtarë vendimtarë. Për Ballkanin, titullarë janë emra si Adetunji, Manson, Jashanica dhe Goluboviç, ndërsa Shamrock mbështetet te lojtarë si McGinty, Mandroiu dhe Gaffney për të përmbysur rezultatin në shtëpi.

Një ndeshje vendimtare ku Ballkani synon të përforcojë emrin e tij në futbollin europian, ndërsa Shamrock do të luajë gjithçka për gjithçka përpara tifozëve të vet.

shamrock - ballkani
Shamrock – Ballkani