Shaqiri shkëlqen me dy gola dhe një asist – arbitron shqiptari Xhaja

Xherdan Shaqiri vazhdon formën e tij të lartë me një tjetër paraqitje mbresëlënëse në UEFA Europa League. Ylli shqiptar shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në fitoren 3-1 të Basel-it ndaj FCSB-së nga Rumania.
Minuta 19′ – 1:0: Pas një ndërhyrjeje të dyshimtë në zonë, gjyqtari shqiptar Juxhin Xhaja sinjalizoi për verifikim me VAR dhe më pas akordoi penallti për zviceranët. Shaqiri nuk gaboi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në qendër të portës dhe portierin Lukas Zima në drejtim të kundërt.
Xherdan Shaqiri 73′
Europa League | 🇪🇺 Basel 2-1 FCSB
— Footy goals (@goals_foooty) November 6, 2025
Minuta 73′ – 2:1: Pas një goditjeje të Moussa Cisse që goditi shtyllën e djathtë, topi u rikthye në zonë dhe përfundoi te Shaqiri, i cili reagoi shpejt dhe shënoi me saktësi në cepin e poshtëm të majtë të portës.
Xherdan Shaqiri sent ball into the net from the spot
Europa League | 🇪🇺 Basel 1-0 FCSBpic.twitter.com/dPWdHE3EJ1
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 6, 2025
Minuta 88′ – 3:1: Shaqiri kompletoi mbrëmjen me një asistim të bukur për Ibrahim Salah, i cili finalizoi me një goditje të harkuar në cepin e djathtë të portës, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Ibrahim Salah 88′
Europa League | 🇪🇺 Basel 3-1 FCSBpic.twitter.com/aHkxtboFHC
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 6, 2025
Me këtë paraqitje, Shaqiri ka shënuar në të gjitha garat për Baselin këtë sezon – gjithsej 10 gola – dhe ka kontribuar gjithashtu me 9 asistime, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
