Kalo te përmbajtja
Sunday, 21 June 2026
Futboll Internacional

Shikoni përplasjen e lojtarëve pas ndeshjes midis Partizanit të Beogradit dhe AEK-ut nga Qipro

Pas penalltisë së fundit të skuadrës fituese qipriote, situata u tensionua dhe pothuajse shpërtheu një përplasje mes lojtarëve të Partizanit, të cilët konsideruan se penali ishte ekzekutuar në mënyrë të gabuar. Gjatë kësaj ngjarjeje u ndanë edhe disa kartona të kuq (3-2)

Njihet botërisht “vëllazëria serbo-qipriote” kundër Kosovës, por pamjet nga stadiumi ish-APJ nuk e tregojnë këtë “realitet”.

Sidoqoftë, për skuadrën qipriote në formacionin titullar ishte vetëm një grek i Qipros, ndërsa i dyti u aktivizua në pjesën e parë të vahdimeve.

Më interesant e bën fakti që përplasja ndodhi mes vetë “vendsve”: numri 9-të i AEK, Djordje Ivanoviç, serb dhe ish-lojtar i Partizanit. Në “betejë” u përfshi edhe një francez, Jeremie Gnali. Përveç tyre, me kartona të kuq u “shpërblyen” edhe tre futbollistë vendas, të cilët u penalizuan nga gjyqtari portugez Gustavo Correia.

PAMJA NGA PËRPLASJA