Shkëndija barazon pa gola në Uells ndaj TNS – gjithçka vendoset në Shkup

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me një barazim pa gola aventurën europiane në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke barazuar pa gola ndaj kampionëve të Uellsit, TNS, e zhvilluar në Oswestry, përfundoi 0-0.
Skuadra shqiptare që ishte më dominuese dhe më konkrete në raste, me dyshen nga Kosova, Liridon Latifi dhe Endrit Krasniqi, që luajti nga minuta e parë dhe kontribuoi në lojën ofensive të kuqezinjve.

Latifi dhe Fiton Ademi patën disa raste për shënim, ndërsa më afër golit ishte Ademi në fundin e pjesës së parë, por nuk arriti ta finalizojë pas një harkimi të bukur nga Webster.
Në pjesën e dytë, Shkëndija përballoi presionin e vendasve me një paraqitje të shkëlqyer të portierit Gaye, i cili ndali dy tentativa të rrezikshme nga Wilson dhe Cournce.
Trajneri Jeton Beqiri aktivizoi në pjesën e dytë veteranin Besart Ibraimi, që regjistroi edicionin e tij të 17-të në garat europiane.

Tani gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Shkup, ku Shkëndija do të kërkojë kualifikimin në raundin e dytë me mbështetjen e tifozëve të saj.