KF Shkëndija do të luajë nesër, më 15 korrik, ndaj The New Saints (TNS) në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, me fillim në ora 20:00.
Skuadra e drejtuar nga kryetrajneri Jeton Beqiri arriti një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, duke përfunduar në barazim pa gola (0-0). Tani, gjithçka varet nga performanca e skuadrës tetovare në ndeshjen e kthimit, ku kanë mundësi të artë për të kaluar këtë raund. Kalimi më tej do ta lehtësonte shumë situatën, pasi në rast eliminimi nga raundi i dytë, ekipi do të përfundojë në Europa League, dhe më pas në Conference League. Kjo e bën objektivin për të arritur fazën e grupeve më se të realizueshëm.
Ndeshjen në Shkup e transmeton Radio Televizoni i Maqedonis – RTVM
Përbërja e Shkëndijës nga ndeshja e parë
Gaye, Trumçi, Fetai, Cacka, Webster, R. Ramadani, Qaka (F. Ramadani 88’), Tamba (90’ Jakupi), Krasniqi (Alhassan 68’), Latifi (Krstevski 68’), Ademi (Ibraimi 46’).