Shqipëri U21 sot miqësore ndaj Gjermanisë U21

Shqipëri U21
Shqipëri U21

Kombëtarja shqiptare U21 ka përmbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Gjermanisë, e cila do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 18:00. Takimi është pjesë e axhendës së shtatorit dhe konsiderohet një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga trajneri Alban Bushi.

Seanca e fundit stërvitore u zhvillua pikërisht në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Ekipi është stërvitur i plotë, me të gjithë lojtarët në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin. Fokus i veçantë i stërvitjes ishin goditjet standarde dhe aspekte të tjera teknike të lojës.

Ndeshja pritet të zhvillohet me prani tifozësh, pasi hyrja në stadium është falas. Për të gjithë ata që nuk mund të jenë në tribunë, takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV dhe Klani Im.

Ky test ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë si Gjermania U21 shihet si mundësi për të matur nivelin e përgatitjes dhe për të vlerësuar elementët në ndërtimin e skuadrës për ndeshjet zyrtare që pasojnë.

shqipëri u21
shqipëri u21