20. September 2026

Shtyhet rikthimi i Barcelonës në “Camp Nou” – ky është problemi i ri!

#image_title

Barcelona ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes së parë në “Spotify Camp Nou”, e parashikuar për më 10 gusht, për shkak të pamundësisë për të marrë licencën e përkohshme të hapjes së stadiumit, pas dy vitesh punime ndërtimi.

“Ndeshja e parë në rikthim në Spotify Camp Nou është pezulluar,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit katalanas. “Për shkak të përmasave të mëdha të punimeve të kryera, ishte e pamundur të plotësoheshin të gjitha kërkesat që përcakton rregullorja për marrjen e licencës së parë të përdorimit, pavarësisht gatishmërisë së klubit për të hapur stadiumin pjesërisht.”

Ndeshja miqësore, që sipas mediave ishte planifikuar të luhej kundër skuadrës italiane Como, do të zhvillohet tani në stadiumin “Johan Cruyff”, pranë kompleksit stërvitor të klubit.

Rikthimi në “Camp Nou” është tani i planifikuar për javën e katërt të La Ligës, në ndeshjen kundër Valencias më 13 ose 14 shtator, ndërsa tre sfidat e para të kampionatit Barcelona do t’i zhvillojë në transfertë. Megjithatë, klubi nuk garantoi nëse stadiumi do të jetë gati për atë takim ose për ndonjë përballje të mundshme në Ligën e Kampionëve para kësaj date.

Katalanasit janë detyruar të luajnë në “Stadiumin Olimpik” të Montjuïc gjatë dy sezoneve të fundit, për shkak të punimeve në “Camp Nou”. Fillimisht ishte planifikuar që rikthimi të ndodhte në nëntor 2024, për të përkuar me 125-vjetorin e klubit, por hapja e stadiumit është shtyrë disa herë.

Kapaciteti i stadiumit gjatë kësaj faze kalimtare do të jetë rreth 60,000 vende, ndërsa punimet pritet të përfundojnë përfundimisht verën e ardhshme, kur “Camp Nou” do të zgjerohet në një kapacitet total prej 105,000 ulësesh.

Projekti i rindërtimit të stadiumit i kushton Barcelonës rreth 1.5 miliardë euro.

Camp Nou
Camp Nou