22. Oktober 2026

Sot nis Serie A, kush e fiton Scudetto-n

Amir Rrahmani
Amir Rrahmani

Kampionati italian i futbollit starton sot me katër ndeshje në program, duke shënuar nisjen e një sezoni të ri plot pritshmëri dhe rivalitet të fortë në garën për titull.

Sezoni i ri hapet në Genoa, ku skuadra vendase do të përballet me Lecce-n e dyshes shqiptare Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, të cilët pritet të kenë një rol të rëndësishëm në skuadrën e tyre këtë sezon.

Në të njëjtin orar, në fushë zbret kampionia në fuqi, Napoli, me Amir Rrahmanin në mbrojtje, që udhëton drejt Sassuolos për të nisur mbrojtjen e titullit.

Vëmendje të veçantë merr edhe Milan, tashmë nën drejtimin sportiv të Igli Tares, ku pjesë e skuadrës është edhe Ardon Jashari, një tjetër shqiptar që synon të lërë gjurmë në elitën italiane.

Mbrëmja mbyllet në kryeqytet, ku Roma, tashmë nën drejtimin e Gasperinit, pret Bolognën, fituesen e Kupës së Italisë – një përballje që premton intensitet dhe spektakël.

Programi i javës së parë vazhdon edhe të dielën me katër sfida të tjera, ndërsa të hënën luhen edhe dy takimet e fundit. Pa dyshim, spikasin duelet Juventus – Parma dhe Inter – Torino, ku pritet të debutojë edhe mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli me ekipin nga Torino.

Ndeshjet e javës së parë në Serie A

18:30
Genoa – Lecce

18:30
Sassuolo – Napoli

20:45
AC Milan – Cremonese

20:45
AS Roma – Bologna

E diel, 24.08.

18:30
Cagliari – Fiorentina

18:30
Como – Lazio

20:45
Atalanta – Pisa

20:45
Juventus – Parma

E hënë, 25.08.

18:30
Udinese – Verona

20:45
Inter – Torino