Zum Inhalt springen
FC Suhareka

Start spektakolar në Ligën e Parë – 32 gola në 9 ndeshje, Suhareka dhe Vëllaznimi shkëlqejnë

Von
2 Min. Lesezeit

Java e parë e sezonit të ri në Ligën e Parë të Kosovës ka nisur me ritëm të lartë dhe efikasitet mbresëlënës. Në 9 takime u shënuan plot 32 gola, me një mesatare prej 3.5 golash për ndeshje – një tregues shumë pozitiv për fillimin e kampionatit.

E vetmja skuadër që nuk arriti të realizojë ishte KEK-u, që u mposht me rezultat 2-0 nga Kika. Ndërkohë, Suhareka shkëlqeu në debutim duke realizuar pesë gola në portën e Vjosës, duke u bërë ekipi më produktiv i javës. Edhe Trepça fitoi bindshëm me tre gola epërsi ndaj Istogut, 4-1.

FC Liria
Rilindja – Liria 1-3

Spektakël pati edhe në derbin e zhvilluar në Gjakovë ku sikurse në Suharekë u shënuan 6 gola, ku Vëllaznimi përmbysi Feronikelin 74 me rezultat 4-2, në një ndeshje ku spikatën disa paraqitje individuale.

Ndërsa fitoren e vetëm si mysafire e ka arritur ndër favoritët kryesor, Liria në Pejë kundër Rilindjës 1974.

Në këtë fillim kampionati duhet vlerësuar edhe dygolëshin e Ani Keneth të Trepçës kundër Istogut dhe Arjol Bllacës të Ramiz Sadikut kundër 2 Korrikut në derbin e kryeqendrës.

Fakt interesant është edhe debutimi i dy skuadrave në Ligën e Parë, të cilat nuk pësuan duke luajtur baras me skuadra më të favorizuara, Prizreni në “Përparim Thaçi” ndaj Trepçës ’89 dhe Tefik Çanga në derbin lokal ndaj vendasve shumë me më përvojë, Dinamos.

Arjol Bllaca
Arjol Bllaca dy gola kundër 2 Korrikut

Rezultatet e javës së parë

Prizreni – Trepça ’89 1-1
Golat: Godwin Chibueze – Qerimi

Trepça – Istogu 4-1
Anni Kenneth (2), Padu Carvalho, Sylas Gabriel – Shkodran Muqolli

Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2-1
Arjol Bllaca (2) – Labinot Jetullahu

Vëllaznimi – Feronikeli 74 4-2
Sinan Kadiri, Bleon Sekiraqa, Besfort Dervishaj, Ardi Shala – Kreshnik Bahtiri, Ibrahim Cervadiku

Besa – Vushtrria 1-1
Fatlum Gashi – Ebrima Jatta

Kika – KEK-u 2-0
Harbin Reçica, Erduan Ibrahimi

Suhareka – Vjosa 5-1
Drilon Sadiku, Ermir Abazi, Destan Bytyqi, Arbër Deliu, Liburn Shala – Ardit Hasani

Dinamo – Tefik Çanga 1-1
Malsor Ajeti – John Idahor

Rilindja – Liria 1-3
Liman Morina – Silvio Zogaj, Albion Kurtaj, Vuetuuru Kambato

Teilen: Facebook X