Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Futboll Internacional

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”, me një sfidë që kërkon një mrekulli pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë jashtë fushe.

Tifozët e Jagiellonias janë të njohur për orientimin pro-serb dhe njëkohësisht anti-shqiptar.

Së fundmi, faqja “Hooligans.cz” publikoi një foto të grupit që pritet të jetë i pranishëm sot në stadium.

Në Sheshin Skënderbej, ata përfaqësohen vetëm nga një grup i vogël.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës.

Më parë, vizitat e tifozëve polak në Shqipëri kanë shkaktuar trazira, siç ka ndodhur me ata të Legias së Varshavës.

img 4389
Tifozët e Jagiellonias