Kalo te përmbajtja
Dienstag, 4 August 2026
Raiffeisen Liga e Parë

Torcida rrit presionin ndaj drejtuesve të Trepçës!

Grupi i tifozëve “Torcida”, që për dekada me radhë ka qëndruar pranë klubit të futbollit KF Trepça, ka reaguar përsëri ndaj drejtuesve aktualë të klubit, duke i akuzuar për paaftësi dhe menaxhim të dobët.

“Shkojmë për dekadën e tretë me amatorë në klubin e kapur të qytetit”, ka shkruar Torcida të mërkurën mbrëma, duke shpërndarë një postim qesharak të faqes zyrtare të Trepçës në Facebook, raporton „Kërlaçki“.

Screenshot 2025 07 09 221002

Me postera dhe mesazhe të qarta në qendër të Mitrovicës, tifozët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të ndryshojë drejtimi i klubit legjendar që vazhdon të mbetet jashtë Superligës.

Pavarësisht historisë së lavdishme dhe reputacionit të ndërtuar ndër vite, KF Trepça vazhdon të garojë në Ligën e Parë, pa arritur dot rikthimin në Superligën e Kosovës, as pas përpjekjeve të riorganizimit të bëra sezonin e kaluar.

Torcida ka paralajmëruar se nuk do të ndalet me reagime dhe se presioni ndaj kryesisë do të vazhdojë, duke kërkuar ndryshim rrënjësor në drejtimin e klubit dhe kthimin e Trepçës aty ku i takon – në elitën e futbollit kosovar.

https://www.facebook.com/trepcatorcidamitrovice/posts/pfbid0hmLWM1HRohN7xBsCRXuBP3ujTY6ox9KQ7mXKsrNEKtHWMJYAWX1kCvpK9rurBkgyl

509250540 1032383965675435 1833417134043317214 n 495013413 1030142922566206 1681396149694423060 n

Lër një koment