Trajneri i Hajdukut: Raçi do të bëhet mbrojtës i madh!

Ron Raçi
Ron Raçi

Hajduk Spliti ka regjistruar një fitore të thellë 3-0 ndaj Slaven Belupos në kuadër të javës së tretë të elitës kroate, duke vazhduar serinë pozitive në kampionat. Të tri golat u realizuan në pjesën e dytë, pas një paraqitjeje dominuese nga vendasit në stadiumin “Poljud”.

Kjo ndeshje shënoi gjithashtu debutimin si titullar për mbrojtësin kosovar Ron Raçi, i cili u aktivizua nga minuta e parë, pas paraqitjes së tij të parë një javë më parë ndaj Goricës.

20-vjeçari tregoi potencialin e tij në prapavijë, duke qenë një ndër më të dalluarit në fushë.

Torcida e revoltuar, nuk pajtohet me eliminimin ndaj Dinamos – protestë edhe pas fitores

Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e Raçit, duke theksuar se ai ka një të ardhme premtuese:

“Ai ishte i mirë. Është i talentuar dhe ka shumë energji. Duhet të vazhdojë të punojë për të kuptuar kërkesat tona taktike, por besoj se së shpejti do të shihni një mbrojtës shumë të mirë,” u shpreh Garcia për index.hr.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti. Kishte disa gabime, por menjëherë më pas reagoi siç duhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një lojtar të ri,” shtoi ai.

Performanca e Raçit u vlerësua pozitivisht edhe nga platforma statistikore Sofascore, që i dha notën 7.3, duke e renditur ndër më të mirët në fushë.

ron raçi
ron raçi