
Prishtina është eliminuar në mënyrë zhgënjyese nga Larne në rrethin e dytë kualifikues të UEFA Conference League në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që u mbyll me penallti në favor të skuadrës nga Irlanda e Veriut.
Pas barazimit në kohën e rregullt dhe shtesë, 1:1, ishin miqtë që dolën fitues nga pika e bardhë, duke siguruar kalimin në raundin tjetër, përcjellë “Kërlacki”.
Mbrëmje zhgënjyese për Prishtinën dhe Vllazninë, ndërsa Deçiçi largohet më me dinjitet
Trajneri i Larnes, Nathan Rooney, pas ndeshjes u shpreh i emocionuar për kualifikimin.
“Ishte një mbrëmje e gjatë. Jemi shumë të lumtur që e arritëm këtë. E nisëm dobët, nuk po luanim lojën tonë. Në pushimin mes pjesëve ndryshova disa gjëra, u hapëm më shumë në fushë. I lodhëm fizikisht. Dhe kur arrin ta bësh këtë, fitorja ka edhe më shumë kuptim”, tha Rooney.
Ai shprehu respekt për Prishtinën, por vuri në pah karakterin dhe qëndrueshmërinë e ekipit të tij:
“Respekt për Prishtinën, janë një skuadër e mirë. Por ne po e përballojmë gjithçka në një nivel të qëndrueshmërisë. Po luajmë me zemër dhe kjo, ndonjëherë, më bën më të lumtur sesa vetë loja e futbollit”, shtoi ai.