Tre skuadra shqiptare në raundin e tretë të Conference League – sfida të vështira për Egnatian, Dinamon dhe Ballkanin

Egnatia, Ballkani, Dinamo

Tre skuadra shqiptare do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre evropian në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League për edicionin 2025/26.

Egnatia, Dinamo City dhe Ballkani arritën të kalojnë me sukses raundin e dytë, ndërsa Vllaznia, Prishtina dhe Deçiqi i thanë lamtumirë garave.


Në raundin e tretë, ekipet shqiptare përballen me kundërshtarë të fortë:

Egnatia do të ndeshet me kampionët e Sllovenisë, Olimpija Ljubljana

Dinamo City do të sfidojë gjigantin kroat, Hajduk Split

Ballkani do të përballet me kampionët irlandezë, Shamrock Rovers


Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht. Fituesit e çifteve do të avancojnë në raundin “play-off”, që është një hap larg fazës së grupeve të Conference League.

Për skuadrat që kalojnë këtë raund, shorti për fazën play-off do të hidhet më 4 gusht, duke përcaktuar rivalët e mundshëm për kualifikimin historik.