Unë nuk jam normal, jam perfekt – Cristiano Ronaldo bën deklaratë të fortë kur e pyesin nëse është më i pashëm se David Beckham

Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë me plot vetëbesim, duke thënë se ndjehet më i pashëm se David Beckham dhe e ka përshkruar veten si “perfekt”.
Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Ronaldo u pyet nëse mendon se është më tërheqës se ish-ylli anglez, dhe u përgjigj se bukuria nuk ka të bëjë vetëm me fytyrën, por me të gjithë „paketën“.
Ai shtoi me humor se nëse ai dhe Beckham do të ecnin për 10 minuta në plazhin Copacabana, ai do të merrte më shumë vëmendje nga publiku.
“Për mua, të qenit i pashëm nuk është vetëm çështje fytyre… është gjithë paketa.
Ai ka fytyrë të bukur, po, por pjesa tjetër është normale.
Unë nuk jam normal – unë jam perfekt.”
Megjithatë, Ronaldo nuk kurseu vlerësimet për Beckhamin, duke thënë:
“Ai duket mirë. Është një djalë që më pëlqen, flet mirë dhe ka stil. Më pëlqen.”
