Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Diaspora

Vedat Muriqi i gatshëm për përballjen me Real Madridin në „Santiago Bernabeu“

Vedat Muriqi do të udhëheqë repartin e sulmit të Mallorcës në ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit, pasi është rikthyer pas suspendimit.

Sulmuesi i Kosovës mungoi në barazimin 1:1 kundër Celta Vigos për shkak të suspendimit, por tashmë është gati për sfidën e tretë të La Ligas.

Përballja Real Madrid – Mallorca zhvillohet të shtunën nga ora 21:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Muriqi deri tani ka vetëm 39 minuta në këmbë këtë sezon, pasi në ndeshjen hapëse u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 3:0 nga Barcelona.

Megjithatë, 31-vjeçari mbetet një nga shtyllat kryesore të ekipit që pas dy xhirove ka vetëm një pikë.

Krahas Muriqit, nga minuta e parë pritet të luajë edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.