Wenger i kundërpërgjigjet ashpër Kloppit për Kupën e Botës për Klube

Wenger
Wenger dhe Klop

Arsene Wenger i është përgjigjur kritikave të Jurgen Kloppit, i cili e quajti Kupën e Botës për Klube si “idenë më të keqe ndonjëherë”. Ish-trajneri i Arsenalit, tani drejtor i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit, tha se turneu ka mbështetjen e klubeve dhe lojtarëve.

“Do të jap një përgjigje të mërzitshme për një pyetje interesante. Të gjithë kanë të drejtë në mendim, por nuk e përkrah qëndrimin e Kloppit. Nëse pyesni të gjitha klubet që ishin këtu, 100% do të donin ta përsërisnin. Kjo është përgjigjja më e mirë”, tha Wenger për BBC.

Turneu po mbahet në SHBA me 32 skuadra, krahasuar me shtatë në edicionet e mëparshme. Klopp e ka kritikuar zgjerimin dhe kohën e mbajtjes në verë.

Sipas Wengerit, çështja kryesore është nëse tifozët e pëlqejnë apo jo: “Besuam se interesimi do të ishte i vogël, por ishte më i madh. Përgjigjja është aty”.

FIFA do të analizojë turneun për të përmirësuar organizimin e Kupës së Botës 2026, veçanërisht përballjen me të nxehtin dhe cilësinë e fushave.

“Nxehtësia ishte sfidë në disa ndeshje, por u menaxhua me pushime freskimi dhe ujitje të fushave. Në Orlando pati disa probleme, por në përgjithësi lojtarët ishin të kënaqur. Bari këtu është më i ashpër, por funksionoi mirë pas ujitjes”, shtoi ai.

Wenger është i punësuar në FIFA si shef i Zhvillimit Global të Futbollit.

Finalja e Kupës së Botës për Klube do të luhet të dielën në “MetLife”, New Jersey, mes Chelseat dhe PSG-së.