Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Futboll Internacional

Xhaka pëson humbjen e parë nën fanellën e Sunderlandit

Granit Xhaka ka pësuar disfatën e parë me Sunderlandin në Premier League.

Të shtunën, skuadra e tij u mposht si mysafire nga Burnley me rezultatin 2:0, në kuadër të javës së dytë të kampionatit anglez.

Josh Cullen zhbllokoi ndeshjen në minutën e 47-të, ndërsa Jaidon Anthony vulosi fitoren e vendasve në minutën e 88-të.

Xhaka luajti tërë ndeshjen për Sunderlandin, ndërsa te Burnley mungoi Armando Broja për shkak të lëndimit.

Kjo ishte fitorja e parë për Burnleyn, pas humbjes 3:0 në xhiron e parë ndaj Tottenhamit.

Nga ana tjetër, Sunderland kishte nisur sezonin me fitore 3:0 kundër West Hamit.