Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka dhënë lëvdata për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, duke theksuar se ai së shpejti do të arrijë formën e tij më të mirë.
Zhegrova u aktivizua si zëvendësues në barazimin 0-0 të Juventusit ndaj Torinos, ku shfaqi një paraqitje pozitive edhe pse nuk arriti të shënojë. Pas ndeshjes, Spalletti vlerësoi inteligjencën dhe potencialin e sulmuesit.
“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i mençur, por sigurisht duhet ta luajmë atë lojë,” deklaroi trajneri italian.
Spalletti shtoi se Zhegrova ka aftësi të veçanta që mund ta bëjnë atë një element të rrezikshëm për kundërshtarët: “Ai mund të bëhet një ‘gjemb në anën tonë’, sepse ka atë çmendurinë për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk i di si i bën.”
Trajneri gjithashtu diskutoi opsionet taktike për sulmin, duke përmendur bashkëpunimin e mundshëm me Yildiz dhe Openda, dhe mundësinë e lojës me dy sulmues ose formacionin 4-3-3.
Ndërkohë, Zhegrova do të udhëtojë drejt Kosovës pasi është ftuar nga trajneri i kombëtares, Franco Foda, për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
