Ziggy Reid, përforcimi i madh i Vëllaznimit për sezonin e ri

Ziggy Reid
Ziggy Reid

KB Vëllaznimi ka goditur në merkato duke zyrtarizuar transferimin e Ziggy Reid (24), alo-qendra amerikane me përvojë nga NCAA dhe Austria.

Basketbollisti 198 cm i gjatë vjen nga skuadra austriake Oberwart, ku sezonin e kaluar spikati me mesatare prej 17.1 pikësh dhe 5.1 kërcimesh në 39 ndeshje, përcjellë Kërlaçki.

Përpara aventurës evropiane, Reid kishte kaluar pesë vite të rëndësishme në NCAA, duke mbrojtur ngjyrat e Merrimack College Warriors dhe Youngstown State Penguins, ku shquhej për lojë të qëndrueshme dhe mesatare dyshifrore në pikë.

ziggy reid
ziggy reid

Reid njihet si lojtar energjik dhe i shpejtë, me agresivitet në mbrojtje dhe efikasitet në sulm. Me ardhjen e tij, Vëllaznimi forcon ndjeshëm repartin e brendshëm dhe konfirmon ambiciet për një sezon të fortë në Superligën e Kosovës.

Veç Ziggy Reid, Vëllaznimi brenda një kohe të shkurtër ka prezantuar edhe të rikthyerin Rron Dahlysa, fundorin amerikan Jacob Young dhe qendrën amerikane 2.16 m të gjatë, Seth Pinkney.

Pas dy amerikanëve, Vëllaznimi rikthen në skuadër edhe talentin gjakovar