Kalo te përmbajtja
Monday, 15 June 2026
Futboll Vendi

Zyrtare: Ardian Nuhiu largohet nga SC Gjilani

SC Gjilani ka njoftuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.

Në komunikatën e klubit thuhet se klubi dhe trajneri janë ndarë me marrëveshje të dy anshme.

“Pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimi me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani”.

“Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”, shkruhet në komunikatë.

Ky vendim vjen pas fillimit të vështirë të sezonit për Gjilanin, ndërsa pritet që klubi në ditët në vijim të sqarojë se kush do të marrë drejtimin e skuadrës.

Gjilani pas shtatë javësh ka 7 pikë, me dy fitore, një barazim dhe katër humbje.