Zum Inhalt springen
Pervis Estupiñán

ZYRTARE: Milani prezanton transferimin e radhës!

Von
1 Min. Lesezeit

Pervis Estupiñán është mbrojtësi i ri i Milanit. Futbollisti ekuadorian është transferuar te gjiganti italian nga Brighton, duke nënshkruar një kontratë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2030.

27-vjeçari filloi karrierën e tij në Angli me Watfordin në vitin 2016, ndërsa më pas kaloi në huazim te klubet spanjolle Granada, Almeria, Mallorca dhe Osasuna.

Prej vitit 2020, ai luajti për Villarrealin dhe më pas kaloi tri sezonet e fundit te Brighton në Premier League.

Për kombëtaren e Ekuadorit ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Estupiñán luan kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes.

Milan e ka blerë atë për 17 milionë euro, me mundësi që shifra të rritet deri në 19 milionë euro.

Teilen: Facebook X