Klubi i Vëllaznimit ka zyrtarizuar të martën dy përforcime të reja për edicionin e ri, duke vazhduar me përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Altin Sylejmani, i cili vjen nga skuadra e Drenicës, është prezantuar si lojtari më i ri i kuqezinjve.
“Altin Sylejmani i bashkohet Vëllaznimit si një lojtar me energji dhe përkushtim. Gati për të dhënë gjithçka për fanellën kuqezi!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërkohë, edhe Dardan Jashari është afruar te skuadra nga Gjakova.
Mbrojtësi vjen nga Prishtina e Re dhe do të forcojë repartin defansiv të ekipit.
“Dardan Jashari vjen si përforcim i ri për repartin defansiv të Vëllaznimit. Me lidership dhe vizion të qartë në fushë, ai është gati të jap maksimumin!”
Pritet që ditëve në vijim Vëllaznimi të zyrtarizojë edhe disa transferime të tjera, teksa synon ndërtimin e një skuadre konkurruese për rikthim në Superligë.

