Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Raiffeisen Liga e Parë

ZYRTARE: Futbollisti japonez prezantohet te klubi i madh i Ligës së Parë!

Klubi futbollistik Besa nga Peja ka prezantuar sot përforcimin më të ri në radhët e saj – mesfushorin japonez Kento Suzuki.

Lojtari 24-vjeçar ka firmosur me klubin kosovar në prag të sezonit të ri, duke u bërë pjesë e planeve të trajnerit për repartin e mesfushës, përcjellë „Kërlaçki“.

Suzuki njihet për stilin e tij të lojës të bazuar në disiplinë, intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal në fushë.

Futbollisti japonez tashmë është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore, ku po punon për të fituar formën optimale dhe për t’u përshtatur me grupin dhe ambientin e ri.

Sipas klubit, ai ka treguar që në ditët e para profesionalizëm dhe gatishmëri për të dhënë maksimumin me fanellën e Besës.

„Kento Suzuki i bashkohet klubit tonë! Mesfushori japonez Kento Suzuki, 24 vjeç, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë për sezonin e ri. Ai karakterizohet për punë dhe disiplinë të lartë në fushë, dhe tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore. Mirësevjen në Pejë, Kento“, njofton Besa.

520481176 122221910402176187 5351656930716926040 n