
FC Vushtrria nuk ndalet, prezanton edhe një futbollist me emër. Florent Avdyli, mesfushori 32-vjeçar zyrtarisht ka nënshkruar për “Forca” të Vushtrrisë, mëson Kërlaçki.
Florent Avdyli ka shumë përvojë në këmbët e tij, ka arritur deri te paraqitjet edhe ndërkombëtare me Teutën e Durrësit dhe Prishtinën.
Së fundi ishte pjesë e Feronikelit nga viti 2023 dhe transferi në Vushtrri është “luftë” direkte e skuadrave pretendente për për të arritur Superligën.