ZYRTARE: Fatjon Bunjaku transferohet në Shqipëri!

Fatjon Bunjaku
Fatjon Bunjaku

Fatjon Bunjaku është përforcimi më i ri i skuadrës së Elbasanit. Sulmuesi 21-vjeçar është transferuar nga Malisheva, megjithëse kishte edhe një vit kontratë të mbetur me klubin kosovar, teksa dëmshpërblimi financiar nuk është mësuar akoma. 

Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe këtë sezon e nisi pikërisht me Malishevën në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ndonëse skuadra nuk arriti të kalonte asnjë raund.

“Elbasani ka një emër të ri në sulm – Fatjon Bunjaku është tashmë pjesë e familjes verdheblu!

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, me eksperiencë në elitën e futbollit kosovar me Gjilanin, Trepçën dhe së fundmi Malishevën, ku mori pjesë edhe në arenën evropiane, vjen për të sjellë freski, cilësi dhe gola.

Fatjoni është gati të japë maksimumin në Abissnet Superiore”, njofton klubi elbasanas.

Fatjon Bunjaku
Fatjon Bunjaku