Hapet afati kalimtar në basketboll – Pritet një sezon i barabartë dhe emocionues

FBK
FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar për transferimin e lojtarëve do të hapet më 18 gusht dhe do të mbyllet më 29 gusht 2025

trepça
Trepça

Gjatë kësaj periudhe, klubet që synojnë të regjistrojnë lojtarë të huaj duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë FBK-së, përfshirë fletëpagesën në llogarinë e federatës, pasaportën e lojtarit, deklaratën personale (Self Declaration), si dhe informacion të plotë për klubin e fundit, shtetin përkatës dhe menaxherin e lojtarit

Ndërkohë, ekipet kanë filluar tashmë të përforcohen intensivisht, duke paralajmëruar një nga kampionatet më të barabarta dhe më konkurruese që nga paslufta me transferime të bujshme dhe lëvizje strategjike, pritet një sezon plot rivalitet dhe spektakël në parket.

fbk
FBK