Bujar Loci në krye të Kosovës për përballjen ndaj Shqipërisë – publikohet lista e gjerë e grumbullimit

bujar loci

Federata e Basketbollit e Kosovës ka konfirmuar se Bujar Loci do të udhëheq Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese për EuroBasket 2029, ku Dardanët do të përballen me Shqipërinë më 30 nëntor 2025, në orën 18:00.

Loci, i cili ka një karrierë të gjatë në basketbollin vendor si lojtar dhe trajner, aktualisht është trajner i Grapeland (Rahoveci 029) në Superligën e Kosovës. Ai është trajneri i vetëm vendor në elitën e basketbollit kosovar dhe ka qenë për vite me radhë pjesë e stafit të përfaqësueses, si ndihmëstrajner. Kjo do të jetë hera e dytë që ai merr drejtimin e Dardanëve, pasi ka udhëhequr Kosovën edhe në vitin 2005 në turneun në Aleksandri, përballë Egjiptit dhe Rumanisë.

kosova basketboll

Me këtë rast, është publikuar edhe lista e gjerë e 15 basketbollistëve të grumbulluar për përballjen ndaj Shqipërisë:

  • Dardan Berisha

  • Drilon Hajrizi

  • Erjon Kastrati

  • Mikaile Tmušić

  • Divine Myles

  • Lis Shoshi

  • Gëzim Morina

  • Valon Bunjaku

  • Musab Mala

  • Muhamedali Janjeva

  • Dardan Kapiti

  • Meriton Ismaili

  • Erolt Rrahmani

  • Jon Ismajli

  • Rron Dahsyla

Përfaqësuesja do të nisë përgatitjet në ditët në vijim, me synimin për të nisur me rezultat pozitiv fushatën parakualifikuese për EuroBasket 2029.