Kalo te përmbajtja
Wednesday, 15 July 2026
Hendboll

Ferizaj – Istogu, derbi i javës në Superligën e hendbollit për femra

Të shtunën mbrëma, palestra “Bill Clinton” në Ferizaj do të jetë skenë e derbit kryesor të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Skuadra vendase, Ferizaj, pret kampionen në fuqi, Istogun, në një përballje që pritet të jetë tejet e zjarrtë dhe vendimtare për ecurinë në tabelë. Ndeshja nis në orën 19:00.

Istogu, që synon ta mbrojë titullin, aktualisht renditet në pozitën e tretë me 10 pikë, të mbledhura nga gjashtë ndeshje. Ferizaj ndodhet vetëm dy pikë prapa, në vendin e katërt, po ashtu me gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë (19:00), do të luhet edhe sfida ndërmjet Terezës dhe Kastriotit.

Ndërkaq, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Samadrexhës është caktuar të zhvillohet të martën, ndërsa brenda kësaj jave do të luhet edhe takimi mes Besës dhe Ulpianës.

Java e shtatë në Ligën e Parë të hendbollit për femra

Në Ligën e Parë, këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë. Të shtunën luhen dy ndeshje: Vushtrria përballet me Dukagjinin në orën 14:00, ndërsa Vëllaznimi pret KEK-un në orën 16:30.

Të dielën janë në program edhe dy takime të tjera: Trepça sfidon Jusuf Gërvallën nga ora 13:00, ndërsa përballja mes CLICK-ut dhe Vjosës mbyll javën, me fillim nga ora 18:30.

# Skuadra N F B H G +/- P
1 Samadrexha 7 7 0 0 247:158 +89 14
2 Shqiponja 8 6 0 2 321:226 +95 12
3 Istogu 6 5 0 1 203:162 +41 10
4 Ferizaj 6 4 0 2 193:166 +27 8
5 Prishtina 7 3 0 4 252:215 +37 6
6 Tereza 6 3 0 3 216:216 0 6
7 Kastrioti 6 1 0 5 144:245 -101 2
8 Ulpiana 5 0 0 5 134:210 -76 0
9 Besa 7 0 0 7 171:283 -112 0