Presidenti i Steauas, Becali: Drita më e mirë se Shkëndija, mund të na eliminonte!

Gigi Becali
Gigi Becali

Edhe pse FCSB siguroi kualifikimin në play-off-in e Europa League, me fitoren 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Dritës dhe duke garantuar të paktën pjesëmarrjen në grupet e Conference League, pronari i klubit, Gigi Becali, shprehu pakënaqësinë për mënyrën e lojës së ekipit.

Pas një fitoreje totale 6-3 ndaj Dritës, kampionja e dy sezoneve të fundit në Rumani do të përballet me Aberdeen në play-off-in e Europa League, përcjellë “Kërlaçki”.

Becali e vlerësoi kualifikimin më shumë si një rastësi, duke theksuar mungesën e kontrollit të topit në lojën e skuadrës.

Megjithatë, ai është i bindur se me rikthimin e Florin Tănase dhe Darius Olaru, ekipi do të arrijë të luajë futbollin e dëshiruar.

“Drita ishte një ekip që nuk mund të na eliminonte. Futbolli, futbolli… Shkendija më duket më e dobët se Drita; ata bëjnë më shumë pasime, luajnë më mirë. Problemi është se ne u kualifikuam, mirë që u kualifikuam, por duhet të luajmë futboll. Të gjithë komentuan se ‘u kualifikuam lehtë’, por nuk është kështu”.

Edjouma hyri mirë, edhe këtu, edhe në Bukuresht, ka forcë, lartësi; mendova se na duhej më shumë agresivitet dhe forcë, sepse tashmë kishim një gol avantazh dhe kjo ishte arsyeja pse e aktivizova, për të qenë më të fortë në mesfushë”, tha Becali për emisionin “Fotbal Show” në Prima Sport.

Rumunët reagojnë, serbët e bëjnë jehonë: Tifozët kosovarë ofendojnë me thirrje raciste “Cigani, cigani!”