Dy klubet italiane insistojnë për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani

Torino dhe Bologna, janë skuadrat që po insistojnë në shërbimet e mesfushorit Kristjan Asllani, që pritet të largohet nga Interi deri në fund të këtij muaji.

Dy skuadrat tjera nga Serie A, po e shohin Asllanin si përforcim të duhur për mesfushën dhe tashmë kanë nisur negociatat me Interin.

Skuadra e Interit ka ulur çmimin në 18 milionë euro për Asllanin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu.

kristian asllani
kristian asllani

Asllani është gati të transferohet te Torino apo Bologna, pasi është në pritje që njëri prej këtyre klubeve të arrijë marrëveshje me Interin.

Mesfushori 23-vjeçar ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2028 kurse më herët ka refuzuar kalimin te Real Betisi në Spanjë.