Kalo te përmbajtja
Donnerstag, 6 August 2026
Tenis

Carlos Alcaraz shpallet kampion në Cincinnati pasi Sinner dorëzohet pas vetëm 23 minutash

Spanjolli Carlos Alcaraz (ATP nr. 2) është shpallur kampion i turneut Masters në Cincinnati, pasi italiani Jannik Sinner (ATP nr. 1) u detyrua të dorëzojë ndeshjen finale pas vetëm 23 minutash lojë dhe rezultatit 5:0 në setin e parë.

Finalja, e cila pritej të ishte një spektakël tenisi mes dy më të mirëve të botës, përfundoi në mënyrë të papritur kur Sinner vendosi të ndërpresë ndeshjen për shkak të problemeve fizike. Ai u pa disa herë duke mbajtur zonën e barkut, çka lë të kuptohet se mund të ketë qenë fjala për një virus apo shqetësim të brendshëm, edhe pse natyra e saktë e dëmtimit mbetet e paqartë.

Pavarësisht mënyrës së përfundimit, Alcaraz dominoi në ato pak minuta të lojës, duke realizuar tre „break“ dhe duke lënë pak hapësirë për reagim nga Sinner, i cili në pjesën më të madhe të kohës thjesht ishte sa pët të qenë.

Vendimi për të braktisur finalen u mor me qëllim që të shmanget rrezikimi i pjesëmarrjes në US Open, që është turneu madhor i radhës në kalendarin e tenisit.