Real Madrid fiton me penallti – Mbappe vendos ndeshjen ndaj Osasunës

Real Madrid
Real Madrid

Real Madrid ka marrë një fitore të ngushtë ndaj Osasunës, në një ndeshje ku Kylian Mbappe ishte vendimtar.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 51-të, kur francezi realizoi nga pika e bardhë, pasi Juan Cruz shkaktoi penallti me një ndërhyrje të vonuar.

Vinicius Junior dhe Mbappe kërkuan penallti edhe në pjesën e parë, por gjyqtari i mohoi të dy rastet. Pavarësisht dominimit, “Los Blancos” nuk arritën të konkretizojnë më shumë raste.

Në pjesën e dytë pati një numër të madh zëvendësimesh nga të dyja skuadrat. Xabi Alonso aktivizoi emra si Franco Mastantuono, Daniel Carvajal dhe Gonzalo Garcia, ndërsa Osasuna u përgjigj me lojtarë si Victor Munoz, Moi Gomez dhe Raul Garcia.

Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon serinë pozitive, ndërsa Osasuna largohet me kokën lart nga një përballje ku u mbajtën fort deri në fund.

real-osasuna
Real-Osasuna