31. Oktober 2026

PSG merr fitoren e dytë minimale në Ligue 1

PSG - Angers
PSG - Angers

Paris Saint-Germain ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur 1-0 Angers-in në “Parc des Princes”.

Heroi i ndeshjes ishte Fabian Ruiz, i cili në minutën e 50-të shfrytëzoi një top të rikthyer në zonë dhe realizoi golin e vetëm të takimit. PSG humbi mundësinë për të kaluar në avantazh më herët, pasi Ousmane Dembélé gaboi nga pika e bardhë në minutën e 27-të.

Skuadra e Luis Enrique dominoi lojën dhe administroi rezultatin deri në fund, duke marrë tre pikë të rëndësishme në ndeshjen e dytë të sezonit të ri të Ligue 1.

 

Ruiz

 

Ligue 1 – Java 2

PSG – Angers 1-0
Golashënues: Fabian Ruiz (50’)

23.08. 17:00
Marseille – Paris FC

23.08. 19:00
Nice – Auxerre

23.08. 21:05
Lyon – Metz

24.08. 15:00
Lorient – Rennes

24.08. 17:15
Le Havre – Lens

24.08. 17:15
Strasbourg – Nantes

24.08. 17:15
Toulouse – Brest

24.08. 20:45
Lille – Monaco