Arbër Prekazi, përforcimi i radhës i Lirisë – afrim i rëndësishëm në luftën për Superligë

Mbrojtësi i njohur i Malishevës, Arbër Prekazi, pritet të jetë goditja e radhës e Lirisë së Prizrenit, në përpjekjen e saj për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Sipas burimeve të “Kerlaçki”, marrëveshja mes palëve është arritur prej disa ditësh, por është pritur që Prekazi të mbyllë angazhimet e tij në arenën evropiane përpara se të zyrtarizohet lëvizja.
Liria po ndërton një skuadër serioze për sezonin e ri, duke nisur me emërimin e Klodian Duros si trajner.

Klubi prizrenas ka realizuar disa afrime të rëndësishme, përfshirë Liridon Fetahajn, Fitim Susurin, Yll Hoxhën dhe Albion Kurtajn – dhe tani me ardhjen e Prekazit, mbrojtja pritet të forcohet ndjeshëm.
Prekazi shihet si një shtyllë e rëndësishme për skuadrën dhe një ndihmë e madhe në rrugëtimin drejt Superligës së Kosovës.
Me përvojën dhe lidershipin e tij, ai pritet të jetë një nga lojtarët kyç të projektit ambicioz të Lirisë.


