Dinamo – Jagiellonia, bileta nga 10 deri në 30 euro: Çmime të kripura për një ndeshje pa shumë shpresë

Dinamo - Jagiellonia
#post_seo_title

Dinamo ka nxjerrë në shitje biletat për përballjen e kthimit ndaj Jagiellonia Białystok, e vlefshme për raundin e dytë të Conference League. Ndeshja zhvillohet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Çmimi i biletave varion nga 1.000 lekë (10 euro) për tribunat e zakonshme, deri në 3.000 lekë (30 euro) për vendet VIP. Megjithatë, ky nivel çmimesh është pritur me skepticizëm nga tifozët, sidomos duke pasur parasysh rezultatin e thellë të humbjes në sfidën e parë (3-0) në Poloni dhe mungesën e shpresave reale për kualifikim.

Pavarësisht dëshirës për të parë një ndeshje ndërkombëtare në kryeqytet, për shumë tifozë çmimi nuk përputhet me realitetin sportiv të kësaj sfide.

T’ju kujtojmë, në ndeshjen Drita – Steaua, biletat varionin nga 3 deri në 10 euro, pa llogaritur ato në VIP që kushtonin 20 euro. Këto çmime në ndeshjet e zhvilluara në “Fadil Vokrri” pothuajse kanë qenë standarde për katër skuadrat kosovare në pjesëmarrjen evropiane.

dinamo - jagiellonia
dinamo jagiellonia