Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për avancimin e punimeve në stadiumin e ri, një projekt madhor për këtë komunë i cili synon të shërbejë rinisë dhe gjithë qytetarëve me aktivitete sportive e rekreative.
Sipas Latifit, dy fazat e para të projektit tashmë janë përfunduar me sukses, duke krijuar bazën e nevojshme për funksionimin e qendrës dhe aktivitetet e ndryshme për komunitetin, përcjellë “Kërlaçki”.
Faza e tretë e projektit do të fillojë së shpejti dhe parashikon ndërtimin e tribunave, parkingjeve dhe elementeve të tjera përcjellëse.
Kjo fazë ka për qëllim të lehtësojë qasjen dhe të shmangë bllokimet gjatë ndeshjeve dhe ngjarjeve sportive.
Sipas Latifit, Kompleksi Sportiv po shndërrohet në një qendër moderne për sport e argëtim, duke ofruar mundësi të shumta për zhvillimin e aktiviteteve fizike dhe për t’u bërë një pikë referimi për komunitetin lokal.
