
Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të Kampionatit Evropian në basketboll, me disa rezultate surprizuese dhe performanca madhështore individuale.
Izraeli – Franca 82:69
Izraeli tronditi kampionatin duke mposhtur Francën, nënkampionen olimpike dhe një nga favoritët kryesorë. Ky ishte triumfi i parë i Izraelit ndaj Francës në Eurobasket që prej vitit 1997. Deni Avdija shkëlqeu me 23 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Yam Madar shtoi 17 pikë. Te francezët, Risacher ishte më efikasi me 14 pikë.
Sllovenia – Belgjika 86:69
Sllovenia regjistroi fitoren e parë në turne, ku protagonisti kryesor ishte Luka Donçiç. Ylli i Dallas Mavericks bëri histori duke realizuar vetëm triple-double-in e pestë në historinë e Eurobasketit (24 pikë, 11 asistime, 10 kërcime).
Italia – Bosnja e Hercegovina 96:79
Italia mposhti Bosnjën, duke e vështirësuar rrugëtimin e saj drejt fazës së eliminimit. Jusuf Nurkiç ishte më i miri për Bosnjën me 21 pikë, por Italia u mbështet te një super formë e Simone Fontecchio-s, i cili shpërtheu me plot 39 pikë.
Polonia – Islanda 84:75
Në ndeshjen e fundit të ditës, Polonia ruajti ecurinë perfekte duke mposhtur Islandën dhe siguroi kualifikimin në 1/8 e finales.
Play-offin e tetës së finales deri më tani pas tre dueleve kur kanë mbetur edhe dy të tilla për t’u zhvilluar, me nga tre fitore secila, e kanë siguruar Turqia dhe Serbia nga Grupia A, Gjermania dhe Finlanda nga Grupi B, Greqia në Grupin C dhe Polonia në Grupin D. Pa asnjë fitore jane Çekia, Britania e Madhe, Mali i Zi, Qipro dhe Islanda.