Zum Inhalt springen
Ferizaj - Ballkani 1-3

Videokronikat e javës së tretë në AlbiMall Superligë

Von
2 Min. Lesezeit

Pas mbylljes së javës së tretë në elitën e futbollit kosovar, disa skuadra kanë filluar të konsolidojnë formën, ndërsa të tjera po përballen me kriza të hershme.

Gjilani, Ballkani dhe Drenica regjistruan fitoret e para sezonale, duke i dhënë vetes shtysë për vazhdimin e kampionatit. Në të kundërt, Prishtina dhe Ferizaj pësuan humbjen e parë.

Prishtina e Re, që e nisi sezonin me fitore, ka rrëshqitur në dy disfata të njëpasnjëshme. Ndryshe ka ndodhur me Dukagjinin, i cili pas humbjes në javën e parë reagoi fuqishëm me dy fitore radhazi.

Fitorja e parë e Gjilanit – humbja e parë e Prishtinës

Drenica 1–0 Prishtina e Re

Drenica shënoi një fitore të rëndësishme minimale, duke e mundur Prishtinën e Re dhe duke marrë frymëmarrje pas një fillimi jo të lehtë.

Ferizaj 1–3 Ballkani

Tre-herë kampionët, Ballkani, tregoi sërish forcën dhe statusin e favoritit. Përballë Ferizajt që luftoi deri në fund, suharekasit siguruan një fitore dramatike në minutën e 90-të, duke i dhe 99-të duke privuar mysafirët nga një pikë e madhe.

Malisheva në krizë

Malisheva vazhdon të shfaqet skuadra më e dobët në mbrojtje. Me vetëm një barazim ndaj Ballkanit në javën e dytë – ndeshja ku shënuan edhe golin e vetëm deri më tani – ata kanë pësuar dy humbje dhe kanë pranuar gjashtë gola, më shumë se çdo ekip tjetër. Kjo situatë ka shtuar debatet për vendimin e klubit që zëvendësoi trajnerin Bekim Isufi me Qatip Osmanin, si dhe mundësinë e angazhimit të një tekniku të ri.

Një element interesant u shënua me aktivizimin e Mevlan Zekës, golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar. Zeka, i cili kishte nënshkruar ndërkohë me skuadrën rumune UTA Arad, u fut në lojë në mënyrë të pazakontë, duke hapur diskutime mbi statusin e tij dhe ndikimin që mund të ketë te Malisheva.

Çfarë pritet sot

Java e tretë mbyllet me përballjen mes Llapit dhe Dritës, që do të zhvillohet sot në orën 16:30. Kampionët aktualë të Dritës kanë gjithashtu një ndeshje të prapambetur për t’u luajtur ndaj Drenicës.

Teilen: Facebook X