Zum Inhalt springen
orges shehi 1

Ballkani reagon pas shumë ditësh – konfirmon largimin e Shehit, trajneri i U21 merr drejtimin përkohësisht

Von
1 Min. Lesezeit

Pas ditësh pritjesh, FC Ballkani ka reaguar zyrtarisht duke konfirmuar ndarjen me trajnerin Orges Shehi. Edhe pse pritej që klubi të emëronte menjëherë pasardhësin e tij, skuadra mbetet përkohësisht nën drejtimin e trajnerit të ekipit U21.

Njoftimi i plotë i klubit:

“Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të FC Ballkani.

FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë. Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodhë tani.

Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi.”

Teilen: Facebook X