Gjermania shënon fitoren e parë në kualifikimet për Kupën e Botës

#post_seo_title

Gjermania ka arritur fitoren e parë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, duke e mposhtur Irlandën e Veriut me rezultat 3:1 në Köln.

Sfida ishte më e vështirë se sa pritej për vendasit.

Serge Gnabry ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, duke e kaluar Gjermaninë në epërsi 1:0. Megjithatë, Irlanda e Veriut reagoi dhe përmes Price arriti të barazojë në 1:1, duke i vendosur gjermanët nën presion përpara publikut të tyre.

Në minutën e 69-të, Nadiem Amiri riktheu epërsinë për Gjermaninë, ndërsa vetëm tri minuta më pas Florian Wirtz vulosi rezultatin përfundimtar 3:1, duke i dhënë skuadrës së Julian Nagelsmann një fitore të rëndësishme.

Pas dy ndeshjeve të para, Gjermania dhe Irlanda e Veriut kanë nga tre pikë secila.

Sllovakia kryeson grupin me gjashtë pikë të plota, ndërsa Luksemburgu mbetet pa pikë dhe në fund të renditjes.