A mund të kualifikohet kjo Shqipëri në Kampionatin Botëror? Llogaritë e Grupit K

Shqipëria Shqiperia
Shqipëria Shqiperia

Me vetëm 3 ndeshje të mbetura deri në përfundim të Grupit K, Shqipëria e trajnerit Silvinho ka arritur të grumbullojë 8 pikë në 5 duele, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e dytë.

Në vijim kuqezinjtë do të ndeshen në transfertë me Serbinë më 11 tetor, ndërsa më 13 nëntor do të luajnë sërish jashtë fushe, këtë herë ndaj Andorrës.

Fazën e grupeve Kombëtarja e Shqipërisë do ta mbyllë më 16 nëntor në “Air Albania” ndaj Anglisë.

“Tre Luanët” me shumë gjasa do të ketë siguruar tashmë vendin e parë në grup deri atëherë.

Ndryshe, Shqipëria mposhti Letoninë sonte 1:0 me golin e Kristian Asllanit, por paraqitja e kuqezinjve la për të dëshiruar.