Mbyllet Java e 6-të në Ligën e Parë: Spektakël, drama dhe fitore të thella

vushtrria
Vushtrria

Java e gjashtë e Raiffeisen Ligës së Parë ka sjellë emocione të forta, gola të shumtë dhe rezultate që po riformulojnë ecurinë e kampionatit.

Një dramë e vërtetë u zhvillua në Vushtrri, ku përballja me Lirinë përfundoi në barazim 1-1. Ndeshja u karakterizua nga intensiteti dhe momentet e tensionit, duke i lënë të dyja skuadrat me nga një pikë.

Ndërkohë, një fitore e madhe u regjistrua në Prishtinë, ku Vëllaznimi mposhti skuadrën deri tani të pamposhtur, Ramiz Sadiku, me rezultatin minimal 1-0. Golin vendimtar për gjakovarët e shënoi Rogova, duke i dhënë skuadrës tri pikë të çmuara në një terren të vështirë.

Në Mitrovicë, dy skuadrat vendase dhuruan spektakël dhe gola me shumicë.
Trepça mposhti Besën me rezultat të thellë 7-1, ndërsa Trepça ‘89 nuk u tregua më pak efikase, duke e mbyllur ndeshjen ndaj Vjosës me shifrat 7-0.

Feronikeli ‘74 vazhdoi me formën e mirë, duke fituar 2-1 ndaj Rilindjes 1974, ndërkohë që Istogu siguroi tri pikë dramatike me një gol në sekondat e fundit përballë Suharekës, në një fitore minimale 1-0.

Tefik Çanga po konfirmon se nuk është thjesht surprizë. Skuadra nga Ferizaj  triumfoi bindshëm në udhëtim ndaj KEK-ut, me rezultatin 4-1, duke treguar se është pretendent serioz për ngjitje.

Në anën tjetër, 2 Korriku vazhdon krizën e rezultateve, pasi regjistroi një tjetër humbje – këtë herë 1-2 ndaj Dinamos.

Java u mbyll me një barazim pa fitues në Prizren, ku Prizreni dhe Kika ndanë pikët pas një ndeshjeje të ekuilibruar.

Raiffeisen Liga e Parë po bëhet gjithnjë e më konkurruese, ndërsa ekipet pretendentë po dallohen gjithnjë e më qartë në këtë fazë të sezonit.

rezultatet java 6
rezultatet java 6

Trepça ‘89 – Vjosa 7-0

Golashënues: Egzon Qerimi (x2), Milazim Bajraktari (x2), Ardian Osmani, Drilon Leku (x2),

KEK-u – Tefik Çanga 1-4

Golashënues: Besart Dushi – John Idahor, Shpresim Prestreshi, Luan Bilalli, Endrit Bytyqi

Vushtrria – Liria 1-1

Golashënues: Solomon 22′ – Liridon Fetahaj 84′

Feronikeli ‘74 – Rilindja 1974 2-1

Golashënues: Shpresim Zogu 46′, autogol – Sumer Hasan

2 Korriku – Dinamo 1-2

Golashënues: ? – Enhar Cakolli 15′, Malsor Ajeti 89′

Istogu – Suhareka 1-0

Golashënues: Enis Miranaj 90′

Prizreni – Kika 1-1

Golashënues: ? – Erduan Ibrahimi

Trepça – Besa 7-1

Golashënues:Padu Carvalho, Sylas Gabriel (x2), Rilind Haziraj, Endrit Emini (x2), Osman Mëziu – Nikson Memaj

Ramiz Sadiku – Vëllaznimi 0-1

Golashënues: Rron Rogova 19′

Pa dyshim, dy ndeshje tërheqin krejt vëmendjen e kësaj jave; prej tyre janë tre skuadra të pamposhtura, si rivalët Ramiz Sadiku me Vëllaznimin, si dhe Vushtrria që nga vendi i dytë pret të tretën, Lirinë.

Ndërsa dy ndeshje luhen në Mitrovicë, Trepça me 8 pikë dhe Trepça ’89 me 6 pikë e kanë momentin e fundit të këndellen, për të mos lejuar shkëputjen e të tjerëve në klasifikim.

Feronikeli, pas barazimit në Ferizaj, do të provojë të rikthehet te fitorja në fushën e saj kundër Rilindjes 1974.

Ndërsa 2 Korriku, pas pesë ndeshjeve, do të provojë të paktën të marrë pikë kundër Dinamos në shtëpinë e saj.

orari - java 6
orari java 6