
Pas përfundimit të javës së katërt në Superligën e Kosovës, skuadra e Dukagjinit ka marrë kryesimin në tabelë, duke lënë pas Ballkanin, që mbetet ndjekësi më i afërt.
Në anën tjetër, Drita dhe Llapi vazhdojnë pa ndeshje të fituar. Drita ishte pranë fitores, por shpëtoi pa u mposhtur falë ndërhyrjeve vendimtare të portierit Faton Maloku në fund të ndeshjes. Për Prishtinën, barazimi me Dritën ishte një pikë me vlerë, veçanërisht pas një pjese të parë shumë të dobët.
Gjilani u trondit në shtëpi nga Malisheva, e cila regjistroi fitoren e parë të sezonit pikërisht ndaj një kundërshtari që synon kreun.
Ndërkohë, Prishtina e Re, megjithëse luajti me një lojtar më pak për mbi 70 minuta, arriti të mposht Llapin, i cili duket se ende nuk po gjen veten në këtë edicion.
Dukagjini shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt, duke e “zbritur me këmbë në tokë”, ndërsa Ballkani regjistroi një tjetër sukses, kësaj radhe ndaj një Drenice që u paraqit në mënyrë të zbehtë dhe pa ide.
PRISHTINA – DRITA 2-2
GJILANI – MALISHEVA 1-3
BALLKANI – DRENICA 2-0
DUKAGJINI – FERIZAJ 2-0
PRISHTINA E RE – LLAPI 1-0